Raporti i GAP-it: Ministria e Financave realizoi vetëm 2 për qind të buxhetit për investime kapitale

Instituti GAP ka publikuar një raport në lidhje se si kanë realizuar ministritë buxhetin për investime kapitale gjatë vitit 2022.

Më së keqi në këtë aspekt qëndron Ministria e Financave. Sipas GAP-it, kjo Ministri ka realizuar vetëm dy për qind të buxhetit.

Pason Ministria e Industrisë me 16 për qind dhe ajo e Ekonomisë më 38 për qind.

Më së miri është Ministria për Komunitete dhe Kthim me 98 për qind të buxhetit të realizuar, pasuar nga Ministria e Mbrojtjes me 96 për qind dhe ajo e Drejtësisë me 84 për qind.

Sa i përket komunave, ato të Fushë-Kosovës dhe Prishtinës ka qenë më së dobëti me 26 përkatësisht 28 për qind të realizimit të buxhetit për investime kapitale. 

“Duke marr parasysh që viti 2022 ishte vit me inflacion të lartë e me OSHP jo funksionale, realizimi i investimeve në shkallën 60% mund të konsiderohet sukses. Por, ata që kanë performuar më së dobëti, Ministria e Financave dhe Komuna e Prishtinës, kanë qenë zhurmagjinjtë më të mëdhenj. Të tjerët/at që kanë punua, nuk kanë pasur kohë me u gjujt me statusa në Facebook”, ka shkruar Agron Demi nga GAP-i në Facebook.