Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës njoftoi para pak çastesh në platformën “X” se Komiteti për Çështje Ligjore dhe të Drejta të Njeriut në Këshillin e Evropës mbështeti draft-opinionin për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë të rëndësishme evropiane, derisa propozoi disa amendamente për të adresuar çështjet kryesore në Kosovë.

Përfaqësuesja e Sudisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Azadeh Rojhan, përshëndeti punën e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ndërsa mbështeti unanimisht vendimin e 27 marsit 2024 për miratimin e raportit për Kosovën në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci, duke i hapur rrugë fazës së ardhshme.

“Një opinion i përgatitur nga Azadeh Rojhan lavdëroi punën e Dora Bakoyannisit mbi aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Komisioni ynë njëzëri e mbështeti draft- opinionin e favorshëm nga Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci dhe propozoi disa amendamente për të adresuar çështjet kryesore në Kosovë”.