Korrupsioni

Raportet për korrupsionin në Qeverinë Kurti, Salihu: Me hajna nuk ka shtet

Analisti Fitim Salihu ka komentuar gjetjet e raporteve ndërkombëtare për korrupsionin në Kosovë.

Ai ka bërë me dije se dje Departamenti Amerikan i Shtetit dhe sot “Freedom House” e kanë konfirmuar korrupsionin në Qeverinë Kurti.

Në profilin e tij në “Facebook”, Salihu ka shkruar se këto raporte kanë konfirmuar aferat korruptive të Qeverisë.

“Dje raporti i Departamentit Amerikan te Shtetit tha se ne Qeverine Kurti ka “korrupsion serioz”. Sot, edhe raporti i “Freedom House” e konfirmoi korrupsionin ne Qeverine Kurti. Ne fakt, thjesht po e konfirmojne ate qe e kemi pare vete – 200 milion euro kontrata njeburimore, 60 milion euro falje borxhesh, 2 milion euro nga Gen-i i Stanishiqit, vilat e funksionareve te regjimit ne lagje luksoze, shtimi i pronave private gjate pak viteve ne pushtet, etj., etj. Me hajna, me hajna nuk ka shtet!”, ka shkruar Salhiu.