Bujar Osmani

Raportet Kosovë-Maqedoni e Veriut, Osmani: Ne bashkëpunojmë me institucionet e Kosovës pavarësisht se kush i drejton

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka folur për raportet mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Osmani tha se BDI si parti, por edhe kryetari i saj Ali Ahmeti bashkëpunon me institucionet e Kosovës, por edhe ato të Shqipërisë pavarësisht se kush i drejton ato.

‘’Parimi jonë si parti politike dhe kryetari Ahmeti, ne bashkëpunojmë me institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë, pavarësisht se kush i drejton ato institucione. Mund te kemi preferenca në shtëpitë tona, por ne respektojmë vullnetin popujve në këto tre shtete edhe ashtu kemi komunikuar me Kurtin’’, tha Osmani për rtv21.