Dyshja kosovare

Rapidi fiton me golat e Ermal Krasniqit e Albion Rrahmanit

Ermal Krasniqi e Albion Rrahmani ishin vendimtarë në fitoren 2:0 të Rapid Bukureshtit ndaj Hermannstadtit.

Ndeshja e së premtes mbrëma i takoi xhiros së 26-të të kampionatit të Rumanisë. Krasniqi shënoi për 1:0 në minutën e 54-t. Ai asistoi për Rrahmanin, që realizoi për 2:0 në minutën e 66-të. Krasniqi u shpall lojtar i ndeshjes.

Rrahmani e Krasniqi startuan te Rapidi, ndërsa Florent Hasani u aktivizua në minutën e 75-të.

Rapidi po vazhdon garën për titull. Është i dyti në tabelë me 48 pikë. Udhëheq FCSB me 54 pikë dhe një ndeshje më pak të luajtur.

Për Krasniqin është goli i dytë me Rapidin. Rrahmani ka nëntë gola në 11 paraqitje.

Rapidi është në seri prej pesë fitoreve në kampionatin rumun.