Claudio Ranieri kërkoi nga Jose Mourinho të rikthehet shpejt të jetë trajner te ndonjë skuadër, ndërsa teknikun e shkarkuar nga Manchester Unitedit e cilësoi si zemra e futbollit.
Aventura e Mourinhos në stolin e “Djajve të Kuq” mori fund të martën pas dy viteve e gjysmë të kaluara në “Old Trafford”, derisa humbja 3-1 në derbi kundër Liverpoolit fundjavën e kaluar sosi durimin e drejtuesve të 20 herë kampionëve të Anglisë.
Mourinho veçse ka filluar të lidhet me rikthimin te Real Madridi, dhe për trajnerin e Fulhamit, Claudio Ranieri, 55 vjeçari duhet të menaxhojë me ndonjë klub sa më shpejt që është e mundur.
“I kam dërguar një mesazh, ne jemi miq. Mendoj se një njeri si Mourinho duhet të rikthehet shumë shpejt ashtu sikur edhe Antonio Conte. Këta trajnerë janë zemra e futbollit. Ata fitojnë në secilin vend, është mirë edhe për trajnerët tjerë t’i shohin ata në fushë”, nënvizoi Ranieri.
Ish lojtari legjendar, Ole Gunnar Solskjaer është emëruar trajner i përkohëshëm deri në fund të këtij stinori te Manchester Unitedi, ndërsa Mauricio Pochettino është kandidati më i madh për t’u ulur në stolin e Unitedit nga fillimi i sezonit të ardhshëm.







