Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga presidenti Ilir Meta dhe ministri Blendi Çuçi ka vizituar zonat e prekura nga tërmeti në Durrës. Ata takuan edhe të mbijetuarit e tragjedisë në stadiumin “Niko Dovana”.

Haradinaj tha se Kosova do të jetë përkrah Shqipërisë në këto momentë të vështira. “Do të vazhdojmë të jemi bashkë”, u shpreh Haradinaj.

Meta falenderoi qeverinë e Kosovën si dhe qytetarët për gatishmërinë e treguar për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë.

“FSK shkëlqeu me reagimin e menjëhershëm që në orët e para për përballimin e kësaj tragjedie. Kanë bërë më të mirën përkrah të forcave tona. Ky solidaritet ee ka bërë më të lehtë përballimin e këtyre pasojave. Duhet të jemi krenar për FSK-në, për policinë e Kosovës, çdo vend i NATO-s do të ishte krenar për më të mirën që ata kanë treguar”, tha Meta.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/2557210501000415/