Ramush Haradinaj me fjalë prekëse për Shkelzenin në ditën e ditëlindjes së tij

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi ka uruar ditëlindjen e vëllait të tij të ndjerë, Shkelzenit.

“Sot bëre pesëdhjetenjë, por mbetesh njëzetenëntë vjeçar përgjithmonë. Jetën ia fale lirisë, që sot mbrohet nga Luani yt e shumë luanë të tjerë!”, shkroi Haradinaj.

Shkelzen Haradinaj vdiq më 16 Prill të vitit 1999, ishte një Ushtar dhe Komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili vdiq gjatë betejës kundër forcave serbe në Malet Maznik afër Deçanit.

Postimi i plotë:

Shkelzen, urime ditëlindja.

Sot bëre pesëdhjetenjë, por mbetesh njëzetenëntë vjeçar përgjithmonë.

Jetën ia fale lirisë, që sot mbrohet nga Luani yt e shumë luanë të tjerë!