Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj ia heqë borën varrezave të dëshmorëve në Rugovë: Heroizmi dhe sakrifica e tyre do të kujtohet ndër breza

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar dëshmorët në Rugovë dhe Podgur.

Haradinaj ka publikuar edhe fotografi duke ja larguar borën nga varret dëshmorëve të Rugovës.

“Përderisa Brigada 136 “Rugova”, po bënte përpjekjet titanike për shpëtimin e të plagosurve, atdheut i dha shumë dëshmorë. Në 25-vjetorin e betejës heroike për shpëtimin e shokëve të plagosur, sot me bashkëluftëtarë nderuam dëshmorët e asaj pranvere të përgjakur në Rugovë e Podgur”, ka shkruar ai krahas fotografive.

Postimi i plotë:

Përderisa Brigada 136 “Rugova”, po bënte përpjekjet titanike për shpëtimin e të plagosurve, atdheut i dha shumë dëshmorë.

Në 25-vjetorin e betejës heroike për shpëtimin e shokëve të plagosur, sot me bashkëluftëtarë nderuam dëshmorët e asaj pranvere të përgjakur në Rugovë e Podgur.

Heroizmi dhe sakrifica e tyre do të kujtohet ndër breza!