Ramush Haradinaj e vazhdon traditën, nis mëngjesin e Bajramit në nderim të policëve

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj tashmë e ka bërë traditë që ditëve të festave të i shërbejë me pije edhe ushqim pjesëtarët e policisë së Kosovës.

Njejtë ka ndodhur edhe në mëngjesin e ditës së Bajramit.

Haradinaj ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook foto duke i shërbyer policinë.

“Mëngjesin e Bajramit të Madh, e nisim me mirënjohje për ata që çdo herë janë në krye të detyrës.  Të dashur bashkëkombas shqiptarë myslimanë! Ndjenja e afërsisë, përkushtimit, mëshirës e bujarisë, që reflekton kjo festë e madhe, të na përcjellin e bashkojnë çdo herë.  Qofshin të pranuara lutjet dhe agjërimi juaj.  Urime Festën”, ka shkruar ai.

Mëngjesin e Bajramit të Madh, e nisim me mirënjohje për ata që çdo herë janë në krye të detyrës. Të dashur…

Posted by Ramush Haradinaj on Wednesday, 12 May 2021