Ramush Haradinaj: Dauti po punon që ta sigurojë balotazhin në Prishtinë

I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur rreth situatës aktuale politike, por dhe jo vetëm.

Haradinaj ka thënë se vëllai i tij, njëherit kryetari i grupit punues për kryeqytetin nga radhët e kësaj partie, Daut Haradinaj, synon balotazin.

“Unë nuk i kam kërkuar ndonjë target të caktuar. Njerëzit e degës e kanë kërkuar tash e një kohë. Por, besoj se mund të arrijë shumë. Ai po punon për të shkuar në raund të dytë, pra për të siguruar balotazhin”, tha ndër të tjera Haradinaj.

Tutje, Haradinaj ka hedhur akuza ndaj deklaratave të Kurtit për largimin e kriminelëve të luftës nga politika.Reklamë

Sipas Haradinajt, mos-precizimi i saktë i asaj se kush është kriminel i luftës, është akt tradhtie.

“Është diçka e pakuptueshme. Si kryeministër i vendit duhet ta precizosh saktë se kush është kriminel i luftës. Një gjest i tillë nga një kryeministër, që thotë se vendet e Ballkanit kanë në krye kriminelë të luftës, është akt tradhtie”, tha Haradinaj për Blic.