Ramush Ahmetaj, kandidat për deputet nga radhët e AAK-së, ka marrë sonte mbështetje në Pejë.
“Tubim pas tubimi, takim pas takimi, prej fshati në fshat e prej qyteti në qytet, secilën ditë po ofrohet koha për të qenë fitues bashkë me Koalicioni për Kosovën Fituese 137, sot në Pejën e Haxhi Zekës në përkrahje të pakursyer për Ramush Haradinajn kryeministër të Kosovës, njeriun e duhur në kohë të duhur, të zotuar për Koalicionin për Kosovën Fituese, o sot o kurrë”, ka shkruar Ahmetaj.
Ai thotë se Peja si gjithmonë mbetet shembulli i forcës, qëndresës dhe vizionit për sukses.
Ahmetaj në këto zgjedhje kandidon me numër 109. /Ballkani.info/







