Kandidati për deputet, Ramush Ahmetaj është pritur sonte në Loxhë të Pejës nga një numër i madh i banorëve. Po ashtu ai ishte edhe në fshatin Poqestë.

Ai me këtë rast ka shpalosur vizionin e tij si deputet i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës.

“Ditët po kalojnë me shpejtësi të madhe drejt 9 shkurtit, por edhe përkrahja për Koalicionin “Për Kosovën Fituese”, secilën ditë është më e madhe. Kjo e vërtetë u vërejt edhe në takimet e radhës në Poçestë dhe Loxhë. Loxha me emër të madh, aty ku forcat serbe ikën të turpëruara. Në këtë betejë kaq të madhe isha pjesëmarrës me të gjithë vëllezërit dhe me nipa. Si atëherë edhe tash Loxha është përkrah liderit tonë për Kryeministër Ramush Haradinaj”, ka shkruar Ahmetaj.

Edhe Poqesta sikurse edhe fshatrat tjera të këtij regjioni janë bashkë me ne, për fitoren e 9 shkurtit, thekson ai.

“Entuziazmi i madh i të gjitha shtresave të shoqërisë sonë në shumë vende të Kosovës u shndërruar në bastione të pathyeshme “Për Kosovën Fituese”. Kjo përkrahje po shihet çdo kund, po dëshmohet edhe sonte. Faleminderit Loxhë, Faleminderit Poqestë!”, ka shkruar Ahmetaj, ish luftëtar i shquar, tash biznesmen i suksesshëm.

Ramush Ahmetaj në këto zgjedhje kandidon me numër 109. /Ballkani.info/

Postimi i plotë: