Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Ramush Ahmetaj, ka takuar sonte banoret e fshatit Buçan të Pejës. Sipas fotografive të publikuar, ai është pritur ngrohësisht nga banorët.

“Para tyre u zotova se si deputet i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës dhe me qeverisjen e drejtuar nga Ramush Haradinaj do t’ua kthejmë dinjitetin luftëtarëve dhe të gjitha kategorive të luftës, duke i mbrojtur në mënyrën më të denjët ashtu siç e meritojnë”, ka shkruar Ahmetaj.

Postimi i plotë:

Në fshatin Buçan të Pejës pata nderin dhe kënaqësinë që së bashku me kolegun e partisë, Rasim Selmanaj, të dy kandidatë për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, të takohem me bashkëluftëtarë, miq e dashamirë, në odën e Shkëlzen Gashit me vëllazëni, me të cilët ndamë momente të luftës sonë çlirimtare dhe në të njëjtën kohë biseduam edhe për preokupimet e tyre për mospërkrahje si duhet nga institucionet e vendit. Nga bashkëluftëtarët tanë pash zhgënjim të madh ndaj qeverisë Kurti, e cila prej se ka ardhur në pushtet ka injoruar në vazhdimësi kërkesat e kësaj kategorie të lirisë. Para tyre u zotova se si deputet i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës dhe me qeverisjen e drejtuar nga Ramush Haradinaj do t’ua kthejmë dinjitetin luftëtarëve dhe të gjitha kategorive të luftës, duke i mbrojtur në mënyrën më të denjët ashtu siç e meritojnë.