Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Ramush Ahmetaj, ka qenë mbrëmë pjesëmarrës në darkën e fundvitit të organizuar nga klubi i futbollit FC Besa e Pejës.

“FC Besa e themeluar më 12 janar të vitit 2024, këtë vit garon në Ligën e Parë me synimin që vitin tjetër futbollin pejan ta përfaqësojnë në elitën e futbollit vendor”, ka shkruar Ahmetaj.

Ahmetaj është njëri nga aksionarët e klubit pejan.

“Si një nga aksionarët, në mesin e 100 të tjerëve, me këtë rast i përgëzova nismëtarët e këtij klubi në sukseset e mëtutjeshme. Sporti meriton vëmendje dhe përkrahje më të madhe nga institucionet e shtetit. Si kandidat për deputet për në parlamentin e ardhshëm, premtoj se do të jem zëri i fuqizimit të sportit”, ka shkruar Ahmetaj.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit Ahmetaj garon në listën e AAK-së me numër 109. /Ballkani.info/