Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Ramush Ahmetaj, ka takuar sonte banorët e fshatit Llukë të Poshtme të Deçanit.
“Në Llukë të Poshtme, aktivitete të përditshme me përkrahës të AAK-së, besimi i secilit që na përkrah dhe na voton është obligim për të punuar shumë më shumë për çdo qytetar të vendit tonë”, ka shkruar Ahmetaj.
Kandidatët për deputet nga radhët e Koalicionit “Për Kosovën Fituese”, po përkrahën pa rezervë, sepse janë bashkuar krah vlerave, me njerëz që janë në shërbim të vendit natë e ditë, ka vazhduar tutje ai.
“Me koalicionin “Për Kosovën Fituese”, dhe me Ramush Haradinaj Kryeministër, fitojnë të gjithë, fiton Kosova!”, ka shkruar ai.
Ramush Ahmetaj kandidon me numër 109. /Ballkani.info/






