Komuna e Deçanit, me inicimin e kryetarit Bashkim Ramosaj, ka filluar hartimin e projektit zbatues për ndërtimin dhe zgjerimin e segmentit rrugor “Elez Geci & Maxhun Berisha” – nga Deçani, deri në fund të fshatit Lumbardh!
Kjo rrugë ka rëndësi strategjike, pasi mundëson qarkullimin për mbi 12 fshatra, dhe shërben si lidhje mes komunës së Deçanit me atë të Gjakovës dhe më gjërë!
Detyrat projektuese përfshijnë:
– Ndërtim i rrugës së re në trasenë ekzistuese
– Kanal i ri dhe zgjerim i rrugës
– Ndërtim trotuari dhe rrjeti kanalizimi
– Ndriçim publik modern ![]()
– Sinjalizimi sipas standarteve moderne!
– Urat mbi kanal dhe kyqjet në rrugët ansore!
– Të gjitha, sipas standardeve më bashkëkohore ![]()
Ky projekt synon përmirësimin e infrastrukturës dhe lehtësimin e lëvizjes për qytetarët e Deçanit.







