Ramosaj në familjen Zhubaj në Baballoq në këto orë të vona, ngushëllon familjarët

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj po qëndron në këto orë të vona në familjen Zhubaj në Baballoq, pas rastit tragjik që ka ndodhur sot në Kroaci.

“Pamje e rëndë kur je në familjen Zhubaj në Baballoq në këto orë të vona, përball të gjithë atyre familjarëve dhe nuk gjen fjalë për t’i ngushëlluar.” ka shkruar ai në facebook.

“Kjo tragjedi ju mori jetën edhe bashkëqytetareve Valentina Zhubaj dhe vajza e sajë Erlinda Binakaj nga fshati Baballoq komuna e Deçanit – fshati Devë komuna e Gjakovës” tha Ramosaj.

Ai ka shpreh ngushëllime të sinqerta për të gjithë familjet që humbën më të dashurit e tyre, ngushëllime mbarë kombit dhe shërim të shpejt të gjithë të lënduarve. /Ballkani.info/

Lajmi i plotë:

Tragjedia që ndodhi sot në Kroaci, me bashkëatdhetarët nga Kosova është tragjedi e cila tronditi mbarë kombin shqiptar duke rrëmbyer jetën e 10 bashkëqytetarëve tonë të cilët po ktheheshin në vendlindje e dhjetra të tjerë të lënduar. Po e nejta tragjedi ju mori jetën edhe bashkëqytetareve Valentina Zhubaj dhe vajza e sajë Erlinda Binakaj nga fshati Baballoq komuna e Deçanit – fshati Devë komuna e Gjakovës.

Pamje e rëndë kur je në familjen Zhubaj në Baballoq në këto orë të vona, përball të gjithë atyre familjarëve dhe nuk gjen fjalë për t’i ngushëlluar.

Ngushëllime të sinqerta për të gjithë familjet që humbën më të dashurit e tyre, ngushëllime mbarë kombit dhe shërim të shpejt të gjithë të lënduarve.BR