Kryetari i Komunës së Deçanit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bashkim Ramosaj me rastin e 23 vjetorit të Epopesë së Dukagjinit ka vizituar familjet e tre dëshmorëve.
Ramosaj përmes një statusi në Facebook bëri të ditur se sot kishte vizituar familjet e tre dëshmorëve të parë të 24 Marsit, Agron Mehmetaj, Himë Haradinaj dhe Gazmend Mehmetaj në Gllogjan të Deçanit. Ai tha se këto familje janë shembulli i patriotizmit dhe atdhedashurisë.
“Lavdi përjetësisht dëshmorëve të rënë për liri!” ka shkruar Ramosaj.







