Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, e ka prezantuar sot Florim Matajn, kandidatin për Asamble në këtë komunë.
Mataj, i cili aktualisht është në mandantin e dytë si asamblist, në renditjen e fletvotimit mban numrin 8 në listë.
“Florim Mataj nga Baballoqi, prej shumë vitesh është njëri ndër anëtarët më të përkushtuar dhe më aktiv të Kuvendit Komunal. Kontributi i tij është i hershëm: fillimisht si aktivist, më pas si luftëtar i lirisë në radhët e para të UÇK-së, e pas luftës si pjesë e TMK-së e FSK-së, e më vonë si pjesë e rëndësishme e strukturave të Aleancës, besnik i përhershëm i Liderit Ramush Haradinaj. Në jetën profesionale është dalluar si jurist, profesionist i jashtëzakonshëm dhe menaxher i shkëlqyer, i dëshmuar me punë. Florimi kurrë nuk është ndalur së dhëni kontribut, jo vetëm për Baballoqin, por për gjithë territorin e Deçanit”, ka shkruar Ramosaj për Matajn.
Sipas Ramosajt, fitorja e Florim Matajt në zgjedhjet e 12 tetorit nuk është vetëm fitore personale, por fitore e Baballoqit, e qytetarëve të Deçanit dhe një nder i madh për Kuvendin Komunal.







