Ramosaj mbyll fushatën: Deçani po e ndjek rrugën e vet drejt suksesit

Kryetari i Deçanit dhe kandidati edhe për një mandat, Bashkim Ramosaj, sonte e ka mbyllur fushtën e tij zgjedhore me një videomesazh ku falenderon të gjithë mbështetësit e tij për përkrahjen dhe kulturën e lartë të treguar në këto ditë fushate.

“Për të punuar kam marrë mandatin nga qytetarët, e për këtë edhe paguhem”, thekson Ramosaj në këtë postim.

Gjithashtu ai tha se Deçani po e ndjek rrugën e vet drejt suksesit.

“Ky qytet, rrugëtimin e ka pasur gjithmonë të vështirë, njëkohësisht, ky qytet ka shumë fat që ka pasur njerëz, e, ende ka njerëz që rrugëtojnë suksesshëm”, përfundoi Ramosaj.

Video: