Ramosaj jep lajmin e mirë për pacienten nga fshati Lëbushë: Ditë të mira na presin

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka dhënë lajmin e mirë për pacienten e parë të infektuar në këtë komunë, teksa tregoi se ajo ka rezultuar negative, apo e ka kaluar sëmundjen COVID19.

Lajmi i mirë nuk mbaron këtu pasi që e gjithë familja nuk kanë më “konfrontim” me koronavirusin, pasi që paraprakisht nuk ishin infektuar nga pacientja zero e kësaj komune, transmeton Ballkani.info.

Ky është lajmi i plotë i kryetarit Ramosaj, teksa shprehet optimist për ditë të mira në vijim:

Një lajm i mirë!

Nga raportet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, kemi pranuar rezultatet e ritestimit të paicentes nga Lëbusha dhe fatmirësisht ka rezultuar negativ, që do të thot është shëruar nga COVID-19, ajo së bashku me bashkëshoritn dhe fëmijët tani do të kthehen në Lëbushë të Deçani.

Duroni edhe pak, se ditë të mira na presin!

#RriNëShpi

BR