Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka takuar kryetarin e kryeqytetit, Shpend Ahmetin.

Derisa e tërë Kosova po shpreh shqetësim për taksën 10 euroshe që Ahmeti ka vendosur ta aplikojë për veturat që hyjnë në Prishtinë, i pari i Drenasit, ka ironizuar pas takimit me kreun e Prishtinës, shkruan Ballkani.info.

“Pagesa për autostradën që i takojnë Drenasit, do të mund të bëhej në Golesh, do të vlente edhe për një lojë guxhas ose pitpitak, si dhe për parkim dyorësh te Stadiumi nacional” , tha Lladrovci me ironi.

Më poshtë postimi i plotë: