Ramiz Lladrovci: S’ka bir nane që e lëviz Stadiumin Kombëtar nga Drenica, as Vjosa e as Albini

Stadiumin Kombëtar nuk do lëviz nga Drenica.

Ramiz Lladrovci, kryetar i Drenasit ka qenë i bindur se as presidentja, Vjosa Osmani e as kryeministri Albin Kurti nuk do të mund të ndërrojnë lokacionin e Stadiumit Olimpik, i cili është vendosur të ndërtohet në Korroticë. 

Lladrovci ka thënë se janë bërë investime milionëshe deri tani dhe nuk duhet të ndërrohet lokacioni për teke të individëve të caktuar.

“Kush osht ai bir nana që guxon me çu në një  vend me i humb 10 milionë euro, me bo fizibilitetin, me bo projektin, kush është ai që guxon me i shpërdoru miliona euro”, ka thënë Lladrovci për lajmi.net.