Ramiz Lladrovci për Albin Kurtin: S’mundesh me i thanë gruas tënde çka me ba, e le më Agim Veliut

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se Vetëvendosje nuk arriti të mbajë Qeverinë më shumë se 100 ditë dhe se vet e kanë nxitur rënien.

Kështu deklaroi ai në një debat televiziv.

‘’VV s’ke e zoja me udhëheqë 100 ditë Qeverinë’’, ka thënë ai.

‘’S’mundesh me i thanë gruas tande cka me bo, se le mo Agim  Veliut me i thanë duhet me bo qeshtu. Duhet me pasë një marrëveshje, me bo ma ndryshe. Ai ka dasht me kallxu që i shkarkova krejt bordet, i shkarkova ministrat dhe qe’’, e ka fjalën Lladrovci për Albin Kurtin.