Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është shprehur i pakënaqur me ndarjen e granteve nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
MMPH-ja i ka ndarë Komunës se Drenasit 100 mijë euro grant për përformancën tonë mjedisore.
“Komuna e Drenasit, sipas vlerësimeve të kësaj Ministrie, u vendos në rendin e pestë dhe granti i planifikuar nuk u dha për pesë komuna por për 10, duke ulur sasinë e grantit më shumë se dyfish”, ka shkruar Lladrovci në llogarinë e tij të Facebook-ut.
“Konsideroj se institucionet qendrore, duhet të respektojnë vendimet e veta dhe me rastin e vlerësimit, të ruajnë objektivitetin me vlerësim real, pavarësisht raporteve individuale”.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Lladrovcit në Facebook.
Lexoni edhe: Pakënaqësi për ndarjen e 1.2 milionëve nga Ministria e Ambientit, Bahtiri s’merr pjesë, Veliu largohet







