Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor sot ua ka ndarë 10 komunave të Kosovës grantin për pastrim në vlerë 1.2 milionë euro.
Nga ky fond me nga 150 mijë euro janë shpërblyer komuna e Ferizajt, Gjakovës, Kamenicës dhe Vushtrrisë.
Nga 100 mijë euro iu kanë takuar Drenasit, Gjilanit, Prishtinës, Obiliqit, Suharekës dhe Vitisë, raporton Ballkani.info.
Mirëpo, i pakënaqur me këtë ndarje është shprehur kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri i cili e ka bojkotuar konferencën, merr vesh Ballkani.info.
Po ashtu, i pakënaqur është ndarë edhe Agim Veliu, kryetari i Podujevës, i cili në mënyrë demonstrative është larguar nga konferenca.
Këto komuna janë përzgjedhur për këto grante pasi që kanë dalë më të suksesshmet në fushatën tre mujore “Ta pastrojmë Kosovën”. /Ballkani.info/






