Ramiz Lladrovci dëshiron ta bëjë drejtoreshë Bleronën e 21-shit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se nga janari i vitit të ardhshëm në komunën që ai drejton do të shtohen edhe dy drejtori.
Gjatë një interviste për Tv21, Lladrovci duke folur për drejtoritë e reja, i ka ofruar njërën prej tyre gazetares Blerona Zeqiri, transmeton Magazina.al
Lladrovci i ka thënë Bleronës se mund ta bëj drejtoresh por me kushtin që ajo të jetë banore e Drenasit dhe jo Prishtinës.