Kryetari i Drenasit

Rami Lladrovci nuk ndalet, pasi i zbuloi profilet e rrejshme “godet” Sami Lushtakun dhe të tjerët: Pse po heshtin tash?

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka goditur ashpër propaganduesit të cilët gjykata i dënoi me dënim të formës së prerë.

Lladrovci ka pyetur duke kërkuar përgjigje për mbështetësit e atyre që u dënuan nga gjykatat e vendit tonë, me vendim të formës së prerë, se ku gjinden mbështetësit duke aluduar në nënkryetarin e Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku i cili i kishte dalur kundër Lladrovcit në zgjedhjet e fundit në Drenas.

Kundër Lladrovcit kishin dalur edhe figura të tjera të fuqishme nga PDK por që të gjithë së bashku humbën kundër Lladrovcit.

“Ku janë liderët lokalë e qendrorë të PDK-së në Drenas e Skenderaj, ish kryetar komunash, ish ministra e deputetë të PDK-së, të cilët u rreshtuan pas DD-së dhe qytetarëve të painformuar në fushatë u thoshin se edhe DD është PDK. Pse tash po heshtin?”, shtoi tutje Lladrovci.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Pse hesht Bedeli me shokë?

Fushata zgjedhore nxjerr në shesh të pathëna e të pabëra, ajo e vitit 2021 në Drenas, ishte përplot. Me dhjetëra profile të rrejshme, me përkatësi lokale, godiste majtas e djathtas me nivelin më të ulët të komunikimit, me njollosje, dezinformata, shpifje e fyerje.

Dëmi i shkaktuar me ngacmime e fyerje gjatë fushatës nga profilet e rrejshme ishte i madh. Dënimi dhe kërkimfalja e një djali pa të kaluar politike, është gjysma e të vërtetës, sepse, ideologët e postimeve dhe kreatorët e tyre, janë ende të heshtur. Vetëm të mos mendojnë se drejtësia i harron.

Ku janë liderët lokalë e qendrorë të PDK-së në Drenas e Skenderaj, ish kryetar komunash, ish ministra e deputetë të PDK-së, të cilët u rreshtuan pas DD-së dhe qytetarëve të painformuar në fushatë u thoshin se edhe DD është PDK. Pse tash po heshtin?

Një djalë i ri e ka të pamundur ta bart gjithë barrën e fyerjeve, shpifjeve e njollosjeve që i bënin dhjetëra profile kundër meje e bashkëpunëtorëve të mi, më e rënda ishte kur i ngacmonin drejtoreshat, vajzat e gratë që besonin në PDK-në e Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Veprimi i organeve të ndjekjes dhe drejtësisë, bëri që ta zbulonte Bedelin dhe pastaj ta merrte autorësinë padrejtësisht një i ri, për profile të rreme duke qenë brenda një subjekti e zyre legale që pretendonte ti fitonte zgjedhjet lokale. Këto profile të rrejshme kanë bërë ndotjen e paparë të ambientit politik e shoqëror në komunën e Drenasit.

Ka ditë që autorët e vërtetë të shkrimeve, përmbajtjeve e fyerjeve, mbesin të strukur, duke menduar se drejtësia nuk do t’i arrij. Të gjithë ata që i kanë lënduar dhe i lëndojnë të tjerët, herët a vonë i zë drejtësia.

Makineria e propagandës së dhjetëra profileve ka pasur shumë autorë. Pse ata sot fshehën, pse nuk kërkojnë falje me zotimin se ato nuk ishin të mira dhe nuk do të përsëriten. Pse gratë asamblistë të subjektit që shpifte me profile të rreme, sot heshtin edhe pse kanë fëmijë, kanë vajza e nuk ndjehen të turpëruara nga ngacmimet e kolegeve të tyre gjatë vitit 2021.

Ku është Bedeli me shokë? Pse nuk i dalin zot shpifjeve të veta?

LEXONI EDHE: