Ramë Lahaj zbulon arsyen e vërtetë të ndarjes me blogeren kosovare. Ja kush është ajo? FOTO

Ramë Lahaj, tenori me famë ndërkombëtare ishte i ftuari i Luana Vjollcës mbrëmjen e sotme në “Shiko Kush LUAN.

Të shumtë janë fansat e Ramë Lahajt që duan të dinë diçka më shumë për jetën e tij private dhe për të marrë një informancion mbi të “guximin” ta pyesë e mori Rezart Veleshnja.

Je përfolur për një lidhje me blogeren e njohur kosovare (emrin s’po ta themi ne, po të duash thuaje ti) gjë të cilën e keni konfirmuar nëpërmjet fotografive në rrjetet sociale dhe që nuk i keni më. Sot në “Shiko Kush LUAN” duam të na thuash arsyen e ndarjes suaj.”, ishte kjo pyetja e “sikletshme” që Rezi i drejtoi Lahajt dhe mori këtë përgjigje.

“Është e gjatë si histori! Arsyeja, nga udhëtimet është e pamundur të gjesh dikë.”,- përfundoi tenori i famshëm duke na zbuluar se vazhdon të jetë “single”.

Bëhet fjalë për blogeren Rina Bërdynaj.