Tenori
Ramë Lahaj merr pasaportën diplomatike
Tenori i mirënjohur, Ramë Lahaj, nga sot në duart e tij mban pasaportën diplomatikë.
Atë ia ka dorëzuar kryeministri Ramush Haradinaj.
“Tenori i mirënjohur, Ramë Lahaj, që i ka pushtuar skenat prestigjioze dhe ka prekur majat e artit botëror, nga sot është ambasador kulturor i Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.
“Si imazhi ynë më i mirë në botë, tenorit Lahaj, pata nderin t’ia dorëzoj pasaportën diplomatike të Republikës së Kosovës.