Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kërcënuar Kosovën, përmes një deklarate duke thënë se Ushtria serbe është në gjendje gatishmërie në kufirin me Kosovën.
Këtë lloj kërcënimi të Vuçiqit, zv/ministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Burim Ramadani e ka quajtur si kambana alarmesh.
Ai për Ballkani.info tha se Vuçiqi përmes kësaj deklarate po e dëshmon që Serbia është po ajo e njëjta e Millosheviqit.
Ramadani tha se duhet të ketë reagime kombëtare direkte ndaj Beogradit.
“Kosova nuk ka nevojë me bëjë diçka të jashtëzakonshme përveç punës dhe konsulodimit të shtetit të vet.Të njëjtën kohë këto janë alarme apo këmbana alarmesh edhe për Bashkimin Evropian edhe për të tjerët për të parë se politika në Serbi nuk ka ndryshuar është po ajo e njëjta e Millosheviqit e cila tashmë kryesisht po përcjellët përmes mesazheve kërcënuese, në bazë të gatishmërisë së ushtrisë së vet rreth kufijve të Kosovës. Kjo e tregon fytyrën e vërtetë të Serbisë. Dhe si të tillë disa reagime kombëtare duhet të jenë direkt ndaj Beogradit”, tha Ramadani për Ballkani.info.







