Ramadani: Ramush Haradinaj as nuk shantazhohet, as nuk ligshtohet nga sfidat, i vetmi që mund t’u dalë përballë

Zëvendësministri në dorëheqje i Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka thënë se kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka kundërshtuar secilin kompromis i cili do ta dëmtonte Kosovën dhe që mund ta vinte në pikëpyetje edhe ekzistencën e saj.

Ramadani në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se Haradinaj as nuk shantazhohet, as nuk ligshtohet nga sfidat.

Postimi i plotë i Ramadanit:

S’do mend se Kryeministri Haradinaj ka mbajtur një qëndrim të fortë dhe të prerë në raport me planet e Serbisë ndaj Kosovës. Ai ka vendosur premisa dhe standarde të cilat do të shërbejnë edhe më tutje si shtylla të sovranitetit dhe me të cilat vështirë se mund të bëhen kompromise.

Ramush Haradinaj me të drejtë ka kundërshtuar secilin kompromis i cili do ta dëmtonte Kosovën dhe që mund ta vinte në pikëpyetje edhe ekzistencën e saj.
Shteti është nocion serioz dhe si i tillë ka kuptim të plotë vetëm kur është funksional. Kështu, shtetet të cilat e qesin në pazar territorin, sovranitetin, rendin kushtetues dhe i hapin derën kundërshtarit për të bërë lojën e vet përbrenda shtetit sigurisht që janë të destinuara të dështojnë.

Prandaj, me qëndrimet e forta e të prera, Ramush Haradinaj ka vendosur këtë standard, i cili nuk besoj se mund të luhet.

E standardi i radhës padyshim se do të jetë forcimi dhe modernizimi i Kosovës përbrenda. Ramush Haradinaj as nuk shantazhohet, as nuk ligshtohet nga sfidat.
Përkundrazi, është i vetmi që mund t’u dalë përballë!

loading…