Ramadani publikon fotografi me sekretarin e ri të Mbrojtjes së ShBA-ve

Zëvendësministëri i Mbrojtjes, Burim Ramadani ka uruar Mark T. Esper për emërimin Sekretar i Mbrojtjes i Shtetetve të Bashkuara të Amerikës.

Ai e ka quajtur Mark Esperin, personalitet të vecantë dhe ka shprehur përkushtimin dypalësh në rrugën e sigurisë.

“Një personalitet i veçantë u konfirmua për Sekretar të Mbrojtjes në ShBA.
Urime Sekretar Mark T. Esper, duke shprehur përkushtimin tonë në thellimin e bashkëpunimit dypalësh në rrugën përpara sigurisë rajonale dhe globale”, ka shkruar Ramadani në facebook. /Ballkani.info/

loading…