Ramadani: Personat në veri janë infektuar në Serbi, rastin në Graçanicë e mësuam nga mediat

U raportua se në Klinikën Infektive në Prishtinë nuk është duke u trajtuar asnjëri nga dy pacientët me koronavirus të komunitetit serb të Mitrovicës.

E në Graçanicë nga mediat doli informata se ka një rast me COVID 19 dhe se i njëjti i infektuar po merrte trajtimin mjekësor në Serbi e jo në Kosovë.

Për këtë ka folur drejtori i IKShPK-së, Naser Ramadani, i cili thotë se rastet në Mitrovicë po mbahen në kontakt të vazhdueshëm me Institutin por jo edhe Graçanica, për të cilën shton se për rastin ka dëgjuar vetëm nga mediat pasi nuk ka mundur të ketë qasje atje.

“Veriu i Kosovës është pejsë integrale e territorit të Kosovës. Janë dy raste të kontaktit të cilët kontaktin e kanë me një person pozitiv në Serbi. Këto janë kontaktu nga Instituti Shëndetësor dhe po mbahen nën kontroll. Ne informatën e kemi marrë nga mediat, sepse nuk kemi pasë qasje atje. Ky rast është duke u trajtuar, sipas mediave siç kanë raportuar, në Serbi. Është e drejtë themelore e çdo qytetari të trajtohet ku të dojë”.