Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë goditur sërish Kosovën për mos heqjen e taksës.
Kësaj radhe Qeveria amerikane ia ka anuluar Qeverisë së Kosovës ftesat për pjesëmarrje në tetë programe në Qendrën Evropiane për Studime të Sigurisë ‘George C. Marshall’ në Gjermani.
Këtë veprim e ka konfirmuar edhe Ambasada e SHBA-së në Prishtinë për “Zërin”.
Periskopi ka tentuar të marrë një përgjigje nga zv/ministri i FSK’së, Burim Ramadani i cili shquhet edhe si ekspert i sigurisë. Por ai përkundër konfirmimit të amerikanëve, ka thënë se nuk do që të komentojë këto raportime nëpër portale.
‘’Nuk mund të komentoj raportimet nëpër portale. Nuk mund të flasë për këtë çështje’’, ka thënë Ramadani.
I pyetur pëer qëndrimin e tij personal ndaj taksës, ai ka thënë se Serbia është bërë edhe më agresive pas taksës, duke lënë të kuptohet se nuk duhet të shfuqizohet vendimi për të.
‘’Unë mendoj që asgjë nuk kanë ndryshuar rrethanat. Serbia është edhe më aggressive se që ka qenë tash. Qëllimi i vendosjes së taksës është qëllim reargues ndaj agresionit të Serbisë. Vetëm cka ia ka rrit hapjen edhe më shumë Rusisë dhe agresioneve ndaj Kosovës. ‘’, ka thënë Ramadani për Periskopin.
Kujtojmë që para disa javësh, për shkak të taksës SHBA kishte anuluar edhe vizitën e gjeneralit amerikan të Gardës Nacionale të Ioëas, Timothy Orr në Kosovë, në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës, për vendosje të taksës në produktet e Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.
Madje zyrtarët amerikane e kishin njoftuar komandantin e FSK’së, Rrahman Rama se Washingtoni është duke shqyrtuar edhe masa të tjera, përfshirë këtu pezullimin e programeve trajnuese dhe edukative për FSK-në.
Përndryshe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po kërkojnë vazhdimisht nga Qeveria e Kosovës ta anuloj taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe boshnjake, por kryeministri Ramush Haradinaj deri më tani ka refuzuar një gjë të tillë.
Taksa 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe boshjanke është vendosu më 21 nëntor 2018.
Për shkak të kësaj takse, pale serbe nuk po merrë pjesë në dialogun e Brukselit, duke e kushtëzuar pjesëmarrjen në dialog me heqjen e taksës, siç kanë thënë ata, për shkak të humbjeve të mëdha që i ka shkaktuar ekonomisë së Serbisë.
Edhe partneri i madh i koalicionit qeverisës(PDK), por edhe presidenti Hashim Thaçi, po kërkojnë pezullimin e kësaj takse.







