Analisti i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani ka bërë thirrje që krerët e shtetit të dënojnë publikisht kërcënimin që mori Ramush Haradinaj në rrjetet sociale.

Ramadani ka thënë se mungesa e dënimit publik është nxitje e gjuhës së urrejtjes dhe tentim përfitimi nga polarizimi shoqëror e politik.

“Kërcënimi ndaj Ramush Haradinajt duhet të dënohet publikisht nga krerët e shtetit: Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca. Mungesa e dënimit publik të kërcënimit të tillë është – më së buti thënë – nxitje e gjuhës së urrejtjes dhe tentim përfitimi nga polarizimi shoqëror e politik”, ka shkruar Ramadani në Facebook.

“Kjo është thikë në shpinë ndaj sigurisë në Kosovë dhe shërbim në narrativat ekremiste të përçarjes së thellë politike e shoqërore.Gjithçka mund të jetë politike, por JO kërcënimet”, ka shkruar ai.

“Kjo nuk është Kosova që të gjithë e duam!  Shpresoj se Prokuroria dhe Policia po bën punën e vet”, ka shkruar Ramadani.