Ushtria

Ramadani: FSK nuk mund të transformohet në Ushtri brenda natës

Nesër Kuvendi i Republikës së Kosovës pritet të votojë fillimin e transformimit të FSK-së në Ushtri të armatosur.

Fillimi i procedurave për këtë transformim deri në përmbushjen e plotë të kapaciteteve do të marrë kohë, por e rëndësishme do të jetë votimi në Kuvendin e Kosovës dhe përkrahje që ka marrë kjo iniciativë e Qeverisë nga Shtetet e Bashkaura të Amerikës, Britania e Madhe, Gjermania dhe Turqia.

Zv-ministri i FSK-së, Burim Ramadani në profilin e tij në Facebook ka shkruar se vendimi i nesëm merret një herë në jetë dhe kjo do të ndodhë të premten, raporton Ballkani.info
.
Sipas Ramadanit ky proces transformimi do të marrë kohë dhe nuk mund të besohet që do të ndodhë brenda një periudhe të shkurtër.

Postimi i plotë.

Forca jonë!
Është vendim që merret një herë në jetë dhe kjo do të ndodhë të premten, më 14 dhjetor.
Pas hyrjes në fuqi, nis tranzicioni i Forcës, por përmbushja e kapaciteteve të plota do të marrë kohë, asgjë nuk ndodh brenda një periudhe të shkurtër apo brenda ditës.