Burim Ramadani

Ramadani e quan “fake news” informatën e Ramabajës se ambasada amerikane ka sondazh ku VV del 64%

Analisti Burim Ramadani, e quajti lajm të rremë deklaratën që Sadri Ramabaja tha se po të mbaheshin zgjedhjet në fillim të vitit 2024, “Lëvizja Vetëvendosje” do t’i merrte 64%.

“Po më vjen keq Sadri por ishte fake news (lajm i rremë) dhe propagandë, se Ambasada Amerikane e ka bo një sondazh…”, i tha Ramadani – Ramabajës në Pressing.

“Ajo i ka mekanizmat, unë nuk thash që ambasadori e ka bo”, ia ktheu Ramabaja.

“Për bese po ta them me bindje të plotë që formën qysh e formulove ke krejt propagandë”, i tha Ramadani – Ramabajës.

“Po tash kur s’të pëlqen ajo tjetër është”, ia ktheu Ramabaja.

“Nuk shkon Ambasada Amerikane me porositë një sondazh e me shku më i thanë partive, këqyre boni diçka se kokët keq ju. Mos bre se deri qitu nuk shkon”, shtoi Ramadani.