Aktivisti i moçëm i VV-së, Sadri Ramabaj, ka përkujtuar vetëm policin e Afrim Bunjaku, i cili u vra në Basnjkë, dhe jo policin Enver Zymeri, i cili është vrarë më 26 korrik të vitit 2011 në aksionin e Policisë së Kosovës për të vendosur pikat 1 dhe 31.

Në 14-vejtorin e vrasjes së Enver Zymerit, ai e ka përkujtuar policin që është vrarë në veri gjatë Qeverisë Kurti dhe policin që është vrarë në kohen e Qeverisë Thaçi II.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka postuar edhe një fotografi të varrit të policit Afrim Bunjaku, duke e injoruar përvjetorin e policit Enver Zymeri.

“Fakti që Serbia, kreu i saj, e kishte organizuar vet ndërhyrjen në veri të Kosovës më 24 shtator 2023, është përcaktues për mënyrën si Beogradi pretendon ta zgjidhë “nyjën” e Kosovës. Prandaj ai aksion shtetëror terrorist nuk kishte si të trajtohej si krim lufte nga Beogradi zyrtar, meqë ka në prapavijë përlogaritje gjeopolitike. Nga kjo perspektivë, Banja [Banjska] e Albanikut për Serbinë me kohë mori përmasat e një prove gjenerale për llojin e luftimeve me të cilat mund të përballen ushtarët serbë”, ka shkruar ai, duke përmendur luftën hibride.

“Përqëndrimi në sferën e luftës hibride në këtë mezokohë, duke përfshirë edhe betejën për rikthimin e një qeverie kukull në Prishitnë që po zhvillohet aktualisht, duhet trajtuar edhe si një provë që i bëhet edhe tolerancës së BE-së dhe Perednimit për nivelin e vdekjeve dhe shkatërrimit që sjell një luftë e përmasave më të gjera në përcaktimin e vijave ndarëse me karakter gjeopolitik. Në kujtim e nderim të heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, që ra në krye të detyrës duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e Republikës”, ka shkruar ai.