Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një postimi në Facebook, i ka kërkuar VV’së që ta bëjnë sallën koncertale, pasi nga kjo parti kanë thënë se ‘’kanë dashni për Prishtinën’’.
Rama, ka shkruar edhe se projekti për këtë sallë është gati, dhe se, ka mbetur vetëm nënshkrimi i ministres së Kulturës.
Postimi:
Vetëvendosje paska thanë se ka dashni për Prishtinën!
Mirë!
Projekti është gati!
UNDP-ja është e gatshme me na ndihmu!
Ka mbetë veç një nënshkrim, ai i ministres së Kulturës.
Hajde t’ua japim artistëve një skenë të dinjitetshme në zemër të Prishtinës.
Urdhnoni!







