Rama uron VV’në dhe LDK’në për arritjen e marrëveshjes

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, iu ka uruar suksese Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në formimin e Qeverisë së re.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Rama ka thënë se pret që të kenë bashkëpunim të dobishëm për shqiptarët në të dy anët e kufirit.

“Suksese VV-LDK në formimin e qeverisë së re dhe në qeverisjen e Kosovës! Uroj të kemi një bashkëpunim sa më të dobishëm për shqiptarët këtej e andej kufirit dhe pres me padurim të shtrojmë në tryezë çështjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve e të sipërmarrjeve në kufirin tonë????”, ka shkruar Rama.

Ndryshe, sot është nënshkruar marrëveshja për koalicionin ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sipas kësaj marrëveshjeje, Qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga LVV dhe LDK do të ketë 15 ministri, dy zëvendëskryeministra dhe rreth 33 zëvendësministra. Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, do t’i takojë Lidhjes Demokratike të