Rama uron Abazoviçin: Kush do e besonte ne në Ballkanin me 6 shtete, 3 prej tyre do kishin kryeministra shqiptarë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar Dritan Abazoviçin për zgjedhjen si kryeministër i Malit të Zi.

Përmes një postimi në twitter, Rama shkruan se askush nuk e kishte besuar deri dje se në Ballkanin me 6 shtete, në 3 prej tyre do të kishte kryeministër shqiptar.

Më tej Rama shkruan e tani është radha e kryeministrave që të japin provat si ndërtues urash për paqe dhe mirëqenie për të gjithë.

Postimi i Edi Ramës:

I lumtur që @DritanAbazovic është nga sot kryeministri i Malit të Zi!Kush do ta kishte besuar dot deri dje se Ballkani me 6 shtete do të kishte 3 kryeministra shqiptarë😍Na takon ne të japim provën si ndërtues të mirë urash për paqe mes të gjithëve e mirëqenie për të gjithë😊