Rama u dhuron lule mjekëve të spitalit Infektiv

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka zgjedhur që në këtë ditë feste të zhvillojë një takim me mjekët dhe infermierët në Spitalin Infektiv në Tiranë.

Rama dhe Manastirliu i kanë dhënë lule dhe dhurata simbolike të gjithë atyre që këtë Krishtlindjeje janë në krye të detyrës në përballje me COVID-19.

Ai tha se ata janë mishërimi i kësaj feste të Rilindjes pas Sakrificës Sublime.

“Si askush sot mjekët e infermierët e spitaleve Covid janë mishërimi i kësaj feste të Rilindjes pas Sakrificës Sublime, në luftën e paepur me vdekjen në trupin e njerëzve dhe si kurrë më parë sot, figura e tyre është njehsuar me shërbëtorët e sublimes në zemrën, mendjen e në përkushtimin e njeriut për Tjetrin”, shkruan Rama në Facebook.

Image