Rama: U bë disa herë që BE nuk mban fjalën, përmend Kosovën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur gjatë në konferencën “Politika Amerikane në Ballkanin Perëndimor” për marrëdhëniet e Shqipërisë me Amerikën.

“Prej kohësh marrëdhëniet me SHBA me ne nisi të plazmohej si një marrëdhënie speciale, e cila sot është në themelin e politikës sonë të jashtë si dhe në themelin e vetëdijes së shqiptarëve që jo vetëm që nuk janë vetëm por janë në shoqërinë më të mirë të mundshme.

Nëse sot ne jemi më mirë se asnjëherë tjetër, duke parë të shkuarën, kjo i dedikohet kësaj marrëdhënie dhe i shkojnë më se miri kësaj marrëdheni fjalët e Nolit, i cili thotë për Amerikën një vend kaq i madh që udhëheq njerëzimin drejt paqes universale, demokracisë e lirisë.

Kam vënë re që shumë e shikojnë këtë marrëdhënie si shprehje naive të kuptimit tonë për botën, dhe jo rrallë më ka ndodh që të ndesh një lloj buzëqeshje të keqardhur për atë që në kemi për SHBA. Por është shumë e vështirë të kuptohet ndaj të tjerëve pse-ja e kësaj marrëdhënie.

Nëse sot Ballkani Perëndimor është një vend më i mirë i dedikohet SHBA. B.P është pasqyra e suksesit e politikës së jashtme të BE”, tha Rama.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama foli edhe për konfliktin Kosovë-Serbi për të cilin nuk i kurseu edhe vërejtjet në adresë të BE:

“Edhe pse jemi ende larg të zgjidhje përfundimtare të paqes për sa kohë nuk ka një zgjidhje mes Serbisë dhe Kosovës, nga ana tjetër vlen të theksohet se emërimi në këtë fazë të jetës politike në rajon, të Mathew Palmer, dhe Grenell, përbëjnë një shenjë të interesimit e fokusi që është i domosdoshëm nga SHBA mbi rajonin dhe ketë konflikt.

Pozicioni i Be në këtë konflikt është tkurrur tej mase, këtë besoj e dinë të gjithë që pas vendimit të KE më 18 tetor.

Po bëhen disa herë që BE nuk mban fjalën dhe në rastin e Kosovës kemi një nga shembujt më flagrantë për mungesën e kapacitetit për të mbajtur fjalën.

E kam fjalën për kushtëzimin absurd, por që u mor ne konsideratë për liberalizmin e vizave pas kryerjes së marrëveshjes për kufirin me Malizn e Zi. Nga 2014 BE ka liberalizuar vizat për 100 mln njerëz që jetojnë në territore që nuk kanë asnjë proces negociatash, marrja peng në këtë far feje e 2 mln shqiptarëve kalon kufirin e çdo absurdi”, tha Rama./TCh

loading…