Rama tregon bisedën me Shtëpinë e Bardhë, përmend marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Shtëpinë e Bardhë.

Përmes një postimi në Twitter Rama shkruan se, në fokus të bisedës ishte rajoni, objekti strategjik për një marrëveshjeje paqeje mes Kosovës dhe Serbisë.

Rama gjithashtu shprehet se, këshilltari i Sigurisë, J.Bolton e falënderoi në emër të presidentit Trump, për qëndrimet konseguente të Shqipërisë.

“Bisedë me Shtëpisë së Bardhë. Në fokus Shqipëria,rajoni dhe objektivi strategjik për një marrëveshje paqeje mes Kosovës e Serbisë,që të mbyllë konfliktin historik. Këshilltari për Sigurinë J.Bolton, më falënderoi në emër të Presidentit për qëndrimet konseguente të Shqipërisë”, shkruan Rama në “Twitter”.