Rama – shqiptarëve: 3 herë më shumë punë për t’ju kthyer borxhin e madh ku më futët të dielën

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama me anë të një postimi në Facebook shprehet se tani ka për të bërë 3 herë më shumë punë për të shlyer borxhin që ka ndaj shqiptarëve.

Ai ka postuar një video të shtëpive të rindërtuara në Fushë-Krujë dhe krahas videos ka shkruar: “Dhe tani 3 herë më shumë punë, për t’ju kthyer sadopak borxhin e madh ku më futët të dielën e bukur të 25 prillit.

*FushëKrujë”

Me mbylljen e procesit në Tiranë ka përfunduar dhe numërimi në të gjitha qarqet e vendit dhe PS ka arritur të sigurojë 74 mandate në total me 48.81 % të votave, PD 59 mandate me 39.54 % të votave, LSI 4 mandate me 6.83 % të votave dhe PSD 3 mandate me 2.25 % të votave.