Rama shpall “Dëshmorë të Atdheut” 4 të vrarët e 21 janarit 2011

Katër të vrarët e 21 janarit 2011: Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj shpallen “Dëshmorë të Atdheut”

Vendimin e bëri publik kryeministri Edi Rama, sot në ceremoninë përkujtimore për 10 vjetorin e 21 Janarit 2011, protestës para godinës së kryeministrisë.

Gjatë fjalës së tij, shefi I qeverisë deklaroi ndër të tjera se, humbja e 4 jetëve kanë ndikuar historinë e Shqipërisë në dy drejtime: marrëdhënien e qeverisë në raport me protestën dhe transformimin e sistemit të drejtësisë.

Edi Rama: “Sot është dita për të bërë një reflektim pas një rrugëtimi 10-vjeçar në përpjekje për të kuptuar bashkarisht se si ajo ngjarje tragjike dhe 4 jetë të pafajshme të humbura kanë ndikuar historinë tonë të re në dy drejtime.

Në njërën anë në drejtim të marrëdhënies së qeverisë me protestën dhe nga ana tjetër në drejtim të transforimit të sistemit të drejtësisë. 21 janari përtej plagëve të pangushëllueshme, që hapin shpirtin e familjeve të 4 dëshmorëve.

Nëse e shohim në aspektin e parë, sot kemi të gjitha arsyet për tu përulur me mirënjohje përpara kujtimit të këtyre 4 dëshmorëve, humbja e jetës të së cilëve vuri vijë të kuqe për të gjithë duke e bërë të pakapërcyeshme forcën e shtetit në raport me lirinë dhe të drejtën për të protestuar.

Jam krenar që ne si pjesë e asaj përpjekje në një kohë tjetër tejet të vështirë me marrjen e përgjegjësisë së qeverisjes së vendit, kemi qenë mishërimi i një vullneti të palëkundur për të garantuar për të gjithë dhe gjithmonë”.

Ceremonia po mbahet në kryeministri.