Rama show, shtetet e tjera përdorin ushtrinë për ngritjen e spitaleve

Teksa kryeministri Edi Rama ka nxjerrë në rrugët e vendit blinda të ushtrisë me armë të rënda mbi to, në shtete të tjera, forcat e armatosura po përdoren si ndihmë për ngritjen sa më të shpejtë të infrastrukturës spitalore.

Teksa shifrat e të prekurve me COVID-19 sa vijnë dhe rriten, qeveria franceze ka vendosur ngritjen e disa spitaleve portativë (të lëvizshëm) në mënyrë që t’i bëjë ballë sa më mirë një eskalimi të mundshëm dhe të pritshëm të situatës.

Në këtë drejtim, Franca nuk është shembulli i vetëm, pasi edhe shtete të tjera po ndërmarrin të njëjtat hapa.
Sikur edhe kryeministri ynë të ndërmerrte të njëjtin hap, e të mos përdorte forcat e armatosura thjesht për show-n e rradhës?