Rama shkon familjarisht në inagurimin e stadiumit dhe jep përgjigje për kritikët e Air Albania

Pak para fillimit të ndeshjes Shqipëri- Kosovë në stadiumin e ri shqiptar, kryeministri Rama ka marrë pjesë familjarisht në ceremoninë e inagurimit, ku ka thënë dhe disa fjalë për stadiumin.

 “Një ditë që mbetet në histori për sportin shqiptar. E kam pritur këtë moment prej shumë e shumë vitesh, e kam ëndërruar gjatë që shqiptarët nuk do të hynin më në një nevojtore futbolli për të mbështetur kombëtaren”, tha Rama.

Kemi krijuar edhe një gravitet të ri social për Tiranën ku do të ketë jetë gjatë gjithë javës.

Rama i është përgjigjur të gjithë kritikëve, të cilët e kanë konsideruar atë si qendër tregtare.

“Disa që e përqeshin këtë stadium kujtojnë se na vunë në pozitë të vështirë me epitetin qendër tregtare. Zoti i faltë ata se nuk dinë çfarë thonë. Por është e sigurt që gjenerata e re e stadiumeve kudo në botë synojnë jetën 24 orë në  7 ditë të javës. Ky stadium i përket kësaj gjenerate objektesh që ndërtohet për futbollin dhe krijojnë jetë sociale, krijon punësim.

ERTV Live😊: PLOT ME KUQEZINJ AIR ALBANIA STADIUM🇦🇱 – Një ditë që mbetet në histori për sportin shqiptar🙏

Posted by Edi Rama on Sunday, November 17, 2019